Lidhje

Zbulohet një varr masiv në qytetin Palmira të Sirisë


Zyrtarët në Siri thonë se ushtria ka gjetur një varr masiv në Palmira.

Autoritetet thonë se në varr ishin të paktën 40 trupa, përfshirë gra dhe tre fëmijë. Disa nga trupat ishin me koka të prera.

Ushtria rimori kontrollin e Palmirës nga militantët e Shtetit Islamik të dielën e kaluar.

Palmira, që është quajtur “nusja e shkretëtirës” tërhiqte dhjetra mijëra turistë çdo vit.

Shteti Islamik e mori qytetin nga forcat qeveritare brenda disa ditësh në maj të vitit 2015 dhe më pas shkatërroi shumë monumente të famshme të periudhës romke, në këtë objekt që është pasuri botëroore e UNESCO-s.

XS
SM
MD
LG