Lidhje

Shqipëri, panairi i agrobiznesit dhe nxitja e eksportit


Në Bushat të Shkodrës u mbajt sot Panairi i Agrobiznesit, me pjesemarrjen e fermerëve nga rajoni i Shkodrës, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. E pranishme në këtë Panair, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, vlerësoi rëndësinë e shtimit të eksportit të produkteve të markës shqiptare. Ndërkohë, përfaqësues të agrobiznesit shqiptar vlerësuan hapjen e tregut rajonal dhe ekportimin e produkteve të agrobiznesit shqiptar në 16 vende të Bashkimit Europioan, por ata veçuan nevojën e një kreditimi më të gjerë nga sistemi bankar.

XS
SM
MD
LG