Lidhje

Panairi i pajisjeve elektronike në Las Vegas


Panairi i pajisjeve elektronike në Las Vegas
Panairi i pajisjeve elektronike në Las Vegas

Mijëra kompani nga mbarë bota kanë zbarkuar në qytetin Las Vegas për të marrë pjesë në panairin e paisjeve elektronike për konsumatorët. Synimi i tyre – ndryshimi i stilit të jetës.

Las Vegasi, qyteti ku dritat shkëlqejnë me kazino të mëdha dhe qyteti që për pak ditë u kthye në strehë të teknologjisë më të fundit në planet.

Më shumë se 20 mijë produkte janë shpalosur në panair, me laptopet tejet të holla që po bëjnë bujë, televizionet smart dhe ndërthurjet e tyre me paisje të tjera.

Shumë po flitet edhe për telefonat smart me programin Windows.

Telefonat Windows nuk kanë gjetur popullaritetin që kanë patur iPhones dhe Androidëd, por shefi i Mikrosoftit beson se shitjet e telefonit do të shtohen.

Madje edhe prodhuesit e makinave po futen në lojë.

Jo të gjitha kompanitë e teknologjisë së lartë janë në panair. Aty mungon mes të tjerash kompania Apple.

Mikrosofti po ashtu thotë se nuk do të marrë pjesë vitin që vjen. Tim Doyle me Shoqatën e Elektronike për Konsumatorët thotë se teknologjia do të vazhdojë të përparojë.

Las Vegas do të shpalosë më shumë teknologji të krijuara për të çuditur mendjet dhe për ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë me botën.

XS
SM
MD
LG