Lidhje

Panairi i prodhimeve bujqësore vendase


Në Komunën e Bushatit në rrethin e Shkodrës u hap sot Panairi i prodhimeve bujqësore vendase, një përpjekje kjo e fermerëve të zonës së Nënshkodrës për të nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe tregtimin e prodhimeve vendase. Në Panair morri pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili duke vlerësuar traditat bujqësore të zonës, tha se po i kushtohet një vemendje më e madhe grumbullimit dhe tregtimit të këtyre prodhimeve.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ka përgatitur kronikën.

XS
SM
MD
LG