Lidhje

Panairi i makinave në Frankfurt


Rënia e tregut të automjeteve në Evropë mund të jetë ndalur por shitjet duket se do të vazhdojnë të mbeten në nivele të ulta për shumë vite, paralajmërojnë prodhuesit e makinave në panairin e Frankfurtit. Taktikat e re që ata po ndjekin për të tërhequr vëmendjen e blerësve janë makinat miqësore me mjedisin dhe teknologjia e re.
Panaire të tilla makinash si ky në Frankfurt synojnë të tërheqin vëmendjen dhe imagjinatën e blerësve me paraqitje sensacionale dhe modele të reja makinash.

Por vitin që lamë pas, regjistrimi i makinave të reja në Bashkimin Evropian ka qënë më i ulëti që nga viti 1995 me rreth 12 milion automjete. Para fillimit të krizës, numri i rregjistrimeve ishte rreth 16 milion.

“Mendoj se tregu Evropian po del nga rënia, disa tregje po tregojnë shenja inkurajuese, por do të duhen edhe disa vite para se të arrijë nivelet e para krizës, thotë Ian Robertson shef i shitjeve dhe marketingut në kompaninë BMW.

BMW solli në panair një seri makinash elektrike, ndërkohë që Wolkswagen paraqiti makina hibride dhe elektrike për përdorim në qytet.

Ripërtëritja e shitjeve të automjeteve në Shtetet e Bashkuara e ka përmirësuar ndjesinë ndërkohë që zyrtarët thonë se Evropa vetëm sa ka stabilizuar veten në nivele të ulëta dhe rimëkëmbja është shumë larg.

“Tregu i makinave ka dy botë; njëra është Evropa katastrofike dhe tjetra është pjesa tjetër e botës që duket mjaft më mirë”, thotë Ferdinand Dudenhoeffer me Qendrën për Kërkime Automjetesh në Universitetin Duisberg-Essen në Gjermani.

Prodhuesit gjermanë të makinave, të cilët kanë të ardhura të qendrueshme nga linjat e makinave të luksit, e kanë përballuar krizën mjaft mirë. Por beteja është më e ashpër mes prodhuesve të makinave me çmime më të lira si Opeli nga General Motors dhe PSA Peugeot Citroen e Francës.

“Ato që dolën në këtë panair nuk do të ndryshojnë tregun evropian. Ngarja automatike e makinës do të ndodhë pas 2020-tës. Dhe ka vetëm disa makina elektrike. Ndaj nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh, thotë Ferdinand Dudenhoeffer me Qendrën për Kërkime Automjetesh në Universitetin Duisberg-Essen në Gjermani.

“Për makinat elektrike duhet shpenzuar shumë kohë dhe investime marramendëse dhe përkushtim të inxhinierëve, sipërmarrësve dhe politikanëve, thotë shefi i kompanisë Audi Rupert Stadler.

Me makinat hibride dhe elektrike që zotërojnë vetëm 0.2 përqind të tregut, analistët thonë se parashkimet për shitjet dhe përfitimet mbeten të pasigurta.
XS
SM
MD
LG