Lidhje

Panairi vjetor Smithsonian i Artizanatit


Ceramic art by Jennifer McCurdy at the 2013 Smithsonian Craft Show.

Ceramic art by Jennifer McCurdy at the 2013 Smithsonian Craft Show.

Panairi vjetor Smithsonian i Artizanatit në Uashington është më prestigjozi i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara dhe një prej më të vështritëve për pjesëmarrjen e artistëve. Këtë vit më shumë se 120 artistë u paraqitën me 12 forma të ndryshme arti, nga mobiljet e xhami e deri tek arti i veshjeve, paraqitën punimet e tyre në ndërtesën historike të Muzeut Kombëtar.

Bob McNally e konsideron veten artist dhe muzikant. Ai krijoi një instrument të quajtur Strumstick dhe thotë se e krijoi atë për të inkurajuar çdo kënd të luajë muzikë, jo vetëm muzikantët.

“Njerëzit janë të aftë të luajnë në instrumente muzikore, por nëse luan një instrument dhe mërzitesh me të që në fillim, do të thotë se diçka të mungon. Unë desha të ndërtoja një instrument për t’i kapërcyer keqkuptimet”.

Me vetëm tri tela, McNally thotë se Strumstick është një instrument më i thjeshtë për të luajtuar se sa instrumentet e tjera me tela.

“Ai është i projektuar në një shkallë më të madhe, Do-Re-Me, dhe kjo do të thotë se kur njerëzit shtypin një tel, ata përftojnë disa nota më shumë në një shkallë maxhore dhe jo nota të gabuara”.

McNally shet rreth 3,000 Strumsticks në vit. Çmimi shkon nga $170 dollarë në $350, vartet nga cilësia e drurit dhe elementet dekorative.

Shumica e tyre shiten gjatë aktiviteteve të tilla si Panairi Smithsonian i Artizanatit. Ky është një nga festivalet më të vështirë për të marrë pjesë.

Këtë vit rreth120 artistë u paraqitën me 12 forma të ndryshme të veçanta arti, nga kutitë e bizhuterive, tek punimet në qeramikë e xham, e deri tek i ashtuquajturi art i veshjeve.

“Jam gjithmonë mirënjohës kur marr pjesë, sepse ky është edhe një rast i mirë për biznesin, por më e rëndësishme është ardhja e njerëzve në këtë panair, një publik që e njeh artizanatin. Ata janë të apasionuar, entuziastë dhe të komunikueshëm”.

Fitimet nga biletat dhe donacionet shkojnë për arsimin, kërkimet dhe programet e Institutit Smithsonian.
XS
SM
MD
LG