Lidhje

Panamaja asgjëson më shumë se pesë tonë kokainë


Zyrtarët në Panama kanë asgjësuar më shumë se pesë tonë kokainë.

Lënda narkotike u dogj në një fushë plehrash jashtë qytetit të Panamasë dje. Po ashtu u dogjën edhe sasi të vogla heroine dhe marijuane.

Zyrtarët thanë se kartelet e drogës e transportojnë kokainën nga Amerika Jugore për t’u shitur në Shtetet e Bashkuara

Panamaja asgjësoi rreth 40 tonë narkotikë vitin e kaluar.

Autoritetet kanë kapur sasi të mëdha parash kesh gjatë operacioneve të tyre.
XS
SM
MD
LG