Lidhje

Pheniani i kërkon Panamasë të lirojë anijen


Në një deklaratë të bërë dje, ministria e jashtme e Koresë së Veriut e cilësonte ngarkesën e anijes si armë të vjetra kubane që po dërgoheshin në atë vend për riparim

Koreja e Veriut po i kërkon Panamasë të lirojë anijen që lundronte nën flamurin e Phenianit dhe që u kap në ujërat panameze, duke thënë se ngarkesa me armë në bordin e anijes po transportohej në përputhje me një marrëveshje të ligjshme. Anija ishte nën komandën e një ekuipazhi kuban.

Në një deklaratë të bërë dje, ministria e jashtme e Koresë së Veriut e cilësonte ngarkesën e anijes si armë të vjetra kubane që po dërgoheshin në Korenë e Veriut për riparim. Deklarata kërkon lirimin e menjëhershëm të anijes dhe ekuipazhit të saj.

Zyrtarët panamezë ngritën akuza kriminale kundër gati të gjithë detarëve për mosdeklarimin e armëve në ngarkesë. Zyrtarët thanë se pothuajse të gjithë kanë ushtruar të drejtën për të mos folur.

Kombet e Bashkuara janë thirrur për të hetuar anijen, që dyshohet se kontrabandonte armë, gjë që përbën shkelje të sanksioneve të OKB-së. Panamaja thotë se ka në plan t’ia dorëzojë anijen autoritetit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG