Lidhje

Majko: Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor

  • Laura Konda

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor në vitet e tranzicionit.

Duke iu referuar një raporti të organizatës Transparency International, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rënie në perceptimin e korrupsionit, zoti Majko tha se vendi ka ligje shumë të mira, por korrupsioni shihet në publik si një çështje e pashpresë.

Ai theksoi se Shqipërisë i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të guximshëm, të cilët nuk mund të justifikohen më se politika është e paprekshme.

Zoti Majko, i cili është një nga drejtuesit e Partisë Socialiste, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të NATO-s, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai u intervistua nga Laura Konda në emisionin e VOA Ditari.


Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG