Lidhje

Paneta: Alternativa e zgjidhjes së krizës së Lindjes së Mesme, negociatat

  • Zëri Amerikës

Paneta: Alternativa e zgjidhjes së krizës së Lindjes së Mesme, negociatat

Paneta: Alternativa e zgjidhjes së krizës së Lindjes së Mesme, negociatat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se nuk ka alternativë tjetër përveç negociatave mes israelitëve dhe palestinezëve për të siguruar një zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv sot me ministrin izraelit të Mbrojtjes Ehud Barak, zoti Paneta u bëri thirrje të dyja palëve të ndërmarrin veprime të guximshme për të ecur drejt zgjidhjes së dy shteteve.

Palestinezët muajin e kaluar, i kërkuan Kombeve të Bashkuara njohjen zyrtare të shtetit palestinez. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë lëvizje duke thënë se negociatat e drejtpërdrejta janë rruga e vetme e paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Paneta do të zhvillojë bisedime këtë javë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai do të takohet gjithashtu me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministrin Salam Fajad. Më pas ai do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së Natos në Bruksel.

XS
SM
MD
LG