Lidhje

Takimi i NATO-s - diskutohet mbi Libinë, Afganistanin dhe Kosovën

  • Zëri Amerikës

Takimi i NATO-s - diskutohet mbi Libinë, Afganistanin dhe Kosovën

Takimi i NATO-s - diskutohet mbi Libinë, Afganistanin dhe Kosovën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta paralajmëroi ministrat e mbrojtes të NATO-s se nuk mund të mbështeten më tek ndihma e Shteteve të Bashkuara për të përballuar mungesat financiare me të cilat është përballur Aleanca në operacionet e saj në Libi dhe në Afganistan.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u takuan në Bruksel, ku po diskutojnë lidhur me misionin e Aleancës në Libi, për luftën në Afganistan. Ministrat pritet të diskutojnë për Kosovën, ku paqëruajtësit e NATO-s u përleshën javën e kaluar me banorë serbë në veriun e Kosovës. Në vizitën e tij të parë në Evropë që kur mori detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes në korrik, zoti Paneta tha se anëtarët e NATO-s duhet të bashkëpunojnë më tepër se kurrë për grumbullimin e burimeve për misionet e NATO-s.

Ai tha se Pentagoni do të shkurtojë 450 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme dhe mund të përballet edhe me shkurtime të tjera, të cilat mund ta dëmtojnë rëndë sigurinë në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit. Zoti Paneta tha se largimi nga pushteti i Muamar Gadafit në Libi është një shembull që provon rëndësinë e NATO-s, ndërsa avionët e Aleancës vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore kundër forcave besnike të Gadafit.

XS
SM
MD
LG