Lidhje

Paneta kërkon bashkëpunim me Kinën


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta thotë se lidhje më të forta mes Washingtonit dhe Pekinit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dyshimeve reciproke të dy fuqive botërore.

Zoti Panetta i bëri këto komente gjatë takimit me homologun e tij kinez Liang Guang-lie. Ai po ashtu i doli në mbrojtje shtimit të angazhimit të Washingtonit në Azi, duke thënë se të dy vendet mund të bashkëpunojnë për të mirën e rajonit.

Si Washingtoni, edhe Pekini, kanë shprehur shqetësim ndaj synimeve të njëri-tjetrit në rajon. Kina dyshon se politika amerikane në Azi ka të bëjë me kontrollin e fuqizimit të Kinës, ndërsa SHBA e kanë kritikuar Kinën për rritjen e ndikimit në rajon. Ministri kinez i Mbrojtjtes i doli në mbrojtje fuqizimit të menjëhershëm ushtarak dhe ndikimit të ekonomisë së Kinës në rajon.
XS
SM
MD
LG