Lidhje

Paneta: Operacioni në Libi mund të marrë fund sëshpejti

  • Luis Ramirez

Paneta: Operacioni në Libi mund të marrë fund sëshpejti

Paneta: Operacioni në Libi mund të marrë fund sëshpejti

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta tha se operacionet e NATO-s në Libi ka të ngjarë të marrin fund shpejt, por nuk ka plane se si dhe kur do të ndërpriten veprimet ushtarake për mbrojtjen e civilëve në këtë vend të Afikës së Veriut. Korrespondeti i Zërit të Amerikës në Pentagon, Luis Ramirez na informon nga Brukseli, ku zoti Paneta ndodhej për të marrë pjesë në takimin dy ditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Sekretari Paneta tha se çdo vendim se kur do të ndërpritet misioni ushtarak në Libi varet nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse kërcënimi kundër civilëve në vend mbetet e pranishëm.

Zoti Paneta përfundoi dje takimin me aleatët e NATO-s në Bruksel, duke thënë se konsensusi është se misioni në Libi mund të përfundojë shpejt. Por ai tha se duhet të ekzistojnë së pari disa kushte, veçanërisht në raport me luftimet që vazhdojnë mes forcave revolucionare dhe trupave besnike të ish udhëheqësit të vendit Moamar Gadafi.

"Duhen patur parasysh disa kritere për sa i përket situatës në Libi. Së pari, çfarë po ndosh në Sirte dhe së dyti, a ruan regjimi aftësinë për të sulmuar civilët?”

Sekretari Paneta tha se vendimi varet gjithashtu nëse qeveria e re do të jetë e aftë për të mbrojtur civilët. Më në fund, tha ai, çdo vendim do të merret pasi komandantët e operacionit bëjnë rekomandimet e tyre.

Kryekomandanti i NATO-s, admirali i marinës amerikane Xhejms Stavridis tha se aleatët po shqyrtojnë kushtet e përgjithshme në terrn para se të sugjerojnë përfundimin e operacionit.

"Kjo nuk është një seri parametrash precizë. Ajo është një fakt vjerësimi i situatës”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen sugjeroi se operacioni që ka hyrë tani në muajin e shtatë, mund të vazhdojnë edhe për një farë kohe, por shprehu besimin se jo për një kohë të gjatë.

"Është e qartë se përfundimi i operacionit është i shpejtë. Forcat e Gadafit po luftojnë për një kauzë të humbur. Kërcënimi për civilët po shuhet. Zhvillimet pozitive të kohëve të fundit në Libi janë të pakthyeshme”.

Aleanca e NATO-s ka rënë dakord të vazhdojë operacionin shumëkombësh, të njohur si Mbrojtësi i Bashkuar deri në muajin dhjetor.

Dje vonë, shefi amerikan i mbrojtjes shkoi në Napoli për të dëgjuar vlerësimet e komandantëve të lartë të fushatës ushtarake në Libi dhe për t’u takuar me trupat amerikane të stacionuara në këtë qytet port të Italisë.

XS
SM
MD
LG