Lidhje

Paneta: Shkurtimet në mbrojtje mund te kenë pasoja


Paneta: Shkurtimet në mbrojtje mund te kenë pasoja
Paneta: Shkurtimet në mbrojtje mund te kenë pasoja

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta paralajmëroi se shkurtimi i buxhetit të mbrojtjes mund të ketë pasoja tek aftësia e forcave të armatosura për t’u modernizuar.

Sekretari Paneta mbajti një fjalim sot në Uashington, para Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, një grup ky që mbështet interesat e ushtarëve. Ai tha se shkurtimet në buxhet do të rezultonin në një forcë më të vogël ushtarake. Ai paralajmëroi që Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës dhe të lejojnë që shkurtimet e buxhetit të ushtrisë të rezultojnë në një ushtri më të dobët.

Zoti Paneta vuri në dukje se pritet që Departamenti i Mbrojtjes të ulë shpenzimet e planifikuara me mbi 450 miliardë dollarësh, për dekadën e ardhshme. Ai tha se forcat e armatosura duhet të mbeten të afta për t’u përballur me një sërë kërcënimesh.

XS
SM
MD
LG