Lidhje

SHBA premton masa në përgjigje të pengjeve


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, dënoi marrjen peng të 41 shtetasve të huaj në një impiant gazi në Algjeri, një akt që duket se ka lidhje me ndërhyrjen ushtarake franceze në Malin fqinjë. Korrespondenit i Zërit të Amerikës, Al Pesin na sjell hollësi nga Londra.

Sekretari Paneta tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin “të gjitha hapat e nevojshme dhe të përshtatshme” në përgjigje të krizës së pengjeve në impiantin që përdoret nga kompani britanike, norvegjeze dhe algjeriane.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë këto akte terroriste. Është një çështje shumë serioze kur amerikanët mberrn peng sëbashku me të tjerët”.

Zoti Paneta tha në Romë se nuk e dinte sa amerikanë janë mes pengjeve. Por një zëdhënës i al-Kaidës në grupit ekstremsit islamik të Maghrebit i tha Zërit të Amerikës se mes pengjeve, shtatë janë amerikanë dhe se Shtetet e Bashkuara do të “kenë pasoja” nëse ndërhynë për të ndihmuar Francën në operacionin e saj ushtarak kundër grupit në Mali.

Sekretari Paneta kishte thënë më parë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa tokësore, por do të japin vetëm mbështetje zbulimi, logjistike dhe transporti për forcat franceze në Mali. Dje ai tha se plani i ndihmës po shqyrtohet në aspektin ligjor, por ka besim se ai do të miratohet bazuar në ligjet që autorizojnë luftën kundër terrorizmit.

“Unë e kam të qartë se terroristët janë terroristë dhe terroristët ndërmarrin akte të tilla jo vetëm në Algjeri, por edhe gjetkë dhe ne i kemi parë sjelljet e tyre në disa raste, kur ata nuk kanë treguar asnjë lloj respekti për njerëzit e pafajshëm. Edhe kjo duket se është një prej këtyre situatave”.

Ekspertja që studjon al-Kaidën, Alia Brahimi e Shkollës Ekonomike të Londrës tha dje se grupi islamik Maghreb dhe të tjerë në Afrikën e Veriut i kanë ndryshuar qëllimet e tyre gjatë vitit të fundit nga ato vetëm lokale dhe rajonale.

“Një ndërgjegjësim i përbashkët po shfaqet tani në Afrikë mes grupeve ekstemiste në Somali, Nigeri dhe Algjeri, të cilët dikur vepronin tepër lokalisht, por tani ata janë duke marrë pjesë në xhihadin global dhe mendojnë se mund të ndryshojnë të kaluarën e tyre të dështuar dhe konfliktet mes tyre, duke shtuar besnikërinë ndaj al-Kaidës dhe duke u përqendruar në sulmet kundër Perëndimit”.

Brahimi thotë se prirja e al-Kaidës për të marrë kontrollin në gjithë Malin, që u bë shkak për ndërhyrjen franceze, do të kishte krijur një bazë operacionale për më shumë sulme kundër perëndimit.

XS
SM
MD
LG