Lidhje

Paneta: Sanksionet nuk pritet të pengojnë programin berthamor të Iranit


Paneta: Sanksionet nuk pritet të pengojnë programin berthamor të Iranit
Paneta: Sanksionet nuk pritet të pengojnë programin berthamor të Iranit

Drejtori i Agjencisë amerikane Qendrore të Zbulimit, CIA, thotë se sankionet ekonomike ndaj Iranit mesa duket nuk do ta përmbajnë Teheranin nga përpjekjet për zhvilluar armë berthamore.

Zoti Leon Paneta tha gjatë një interviste në kanalin televiziv ABC të dielën se sanksionet e reja ndaj Iranit mbi programin e tij bërthamor të vëna nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Amerika dhe Bashkimi Evropian mund të krijojnë probleme serioze ekonomike dhe do të ndihmojnë në dobësimin e regjimit iranian.

Por ai tha se Irani mund të ketë sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar të gradës së ulët për dy bomba berthamore. Drejtori i CIA-s shtoi se do të duhen dy vite për pasurim të mëtejshëm të materialit dhe konvertimin në armë të gatëshme.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha të dielën se pohimet amerikane duhen vertetuar, por nëse kjo është e vertetë “do ta bënte situatën edhe më të tensionuar”. Ai foli gjatë takimit të G-20 në Toronto të Kanadasë.

XS
SM
MD
LG