Lidhje

Paneta: SHBA duhet të dalin fitimtare në Irak dhe Afganistan


Paneta: SHBA duhet të dalin fitimtare në Irak dhe Afganistan
Paneta: SHBA duhet të dalin fitimtare në Irak dhe Afganistan

Kandidati për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Leon Paneta, tha sot se detyra e tij kryesore, në se miratohet në këtë post, do të jetë të marrë masa që Shtetet e Bashkuara të dalin fitimtare në konfliktet në të cilat janë përfshirë, si në Irak dhe Afganistan.

Zoti Paneta, i cili aktualisht është drejtor i CIA-s, dëshmoi sot para komisionit të senatit për forcat e armatosura, në kuadër të procedurave të konfirmimit.

Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të luftojnë grupin Taleban, të stërvisin forcat afgane dhe të ndihmojnë qeverinë të vendosë kontrollin në vend.

Në Irak, tha ai, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa që ushtria irakiane dhe forcat e sigurisë të jenë të afta të mbrojnë vendin e tyre që ai të bëhet një demokraci e qëndrueshme, siç u shpreh ai, “shumë e rëndësishme për atë rajon të botës”.

Zoti Paneta tha se këto janë kohë ndryshimesh historike dhe ai e pranoi se Shtetet e Bashkuara përballen me “sfida të shumëfishta” dhe “armiq të rrezikshëm”.

XS
SM
MD
LG