Lidhje

Panetta, deklaratë për gjeneralin Allen


Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se vazhdon të ketë besim se gjenerali Allen do të mbetet komandanti i forcave amerikane në Afganistan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha se vazhdon të ketë besim se gjenerali John Allen do të mbetet komandanti i forcave amerikane në Afganistan, pavarësish lidhjes së tij në një skandal që detyroi shefin e CIA-s David Petraeus të japë dorëheqjen.

Panetta bëri deklaratën e parë publike lidhur me incidentin sot në Australi ku po merr pjesë në bisedimet strategjike dypalëshe.

Gjenerali Allen po hetohet pasi FBI-ja zbuloi 20 deri në 30 mijë fletë komunikimi që përfshin atë dhe Jill Kelleyn. Hetimi po përqëndrohet në çështjen në se mesazhet kanë qënë të papërshtatshme.

Kelley u ankua tek FBI-ja rreth emaileve kërcënuese që po merrte nga biografia Paula Broadwell e cila kishte patur marrëdhënie jashtë martesore me gjeneralin Petraeus. Hetimi çoi në dorëheqjen e shefit të CIAs.

Sekretari Panetta paralajmëroi gazetarët se askush nuk duhet të nxitojë të nxjerr ndonjë përfundim lidhur me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG