Lidhje

Pjesëmarrja e grave në luftime në ushtri


Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta tha se Pentagoni do të lejojë pjesëmarrjen e grave në luftime, gjë që deri tani ka qenë e ndaluar

Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta thotë se Pentagoni do të lejojë pjesëmarrjen e grave në luftime në ushtri, gjë që deri tani ka qenë e ndaluar.

Zoti Panetta thotë se përfshirja e grave në role luftarake do të përforcojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të fituar në luftra. Ai tha se ato e kanë “provuar aftësinë e tyre për të shërbyer në gjithnjë e më shumë role”.

Duke folur në një ceremoni në Pentagon, zoti Panetta tha se ushtria amerikane është më e aftë dhe më e fuqishme “kur përdorim të gjitha talentet dhe aftësitë e larmishtme të popullit amerikan”.

Politika e re mund të vërë në dispozicion 230 mijë pozicione beteje për gratë në të gjitha shërbimet e ushtrisë.

Shërbimi ushtarak në luftime është thelbësor për ecjen përpara në karrierë. Prej kohësh gratë kanë thënë se duke mos e vlerësuar shërbimin e tyre real, ushtria pa të drejtë u ka vënë atyre pengesa.

Zyrtari tha se zoti Panetta kishte dashur t’i hiqte kufizimet që kur u be kreu i mbrojtjes në vitin 2011.

Në dy vitet e fundit ai ka hapur 50 mijë vende pune për gratë në dy vitet e fundit.

Shumë poste të larta në ushtrinë amerikane vihen në dispozicion vetëm për ushtarakët që kanë përvojë në luftime.

XS
SM
MD
LG