Lidhje

Panetta: SHBA dhe NATO duan të përfundojnë operacionet luftarake në Afganistan në 2013

  • Zëri Amerikës

Panetta: SHBA dhe NATO duan të përfundojnë operacionet luftarake në Afganistan në 2013

Panetta: SHBA dhe NATO duan të përfundojnë operacionet luftarake në Afganistan në 2013

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja do të përpiqen të përfundojnë operacionet luftarake në Afganistan në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm dhe të kalojnë në fazën e stërvitjes dhe të këshillimit të trupave afgane gjatë vitit 2014.

Zoti Panetta i bëri këto komente dje prej aeroplanit të tij, gjatë rrugës për në Bruksel, ku do të zhvillohej një takim i NATO-s. Ai i tha gazetarëve që po udhëtonin me të se “ka shpresa që në gjysmën e dytë të vitit 2013 do të jemi në gjendje,” siç u shpreh ai, “të kryejmë ndryshimin nga një rol luftarak në një rol stërvitor, këshillimi dhe ndihme”.

Shefi i Pentagonit e quajti vitin 2013 një vit kritik për kalimin përfundimtar të zonave të mbetura tek forcat afgane. Ai tha se ende nuk është marrë vendim se sa forca amerikane do të qëndrojnë në Afganistan kur roli luftues i tyre të ketë mbaruar.

Këto komente të tij përbëjnë herën e parë që administrata Obama shprehet se misioni luftarak i Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s mund të përfundojë në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG