Lidhje

Papa Benedikti emëron 7 shenjtorë


Papa Benedikti XVI emëroi sot 7 shenjtorë të rinj, në një ceremoni që u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Dy prej tyre janë amerikane, Kateri Tekakwita, një banore indigjene e shekullit të 17-të, e njohur si "zambaku i fisit Mohaws" dhe Nënë Mariane Cope, një murgeshë françeskane e shekullit të 19-të, e cila ja kushtoi jetën e saj kujdesit për lebrozët në Haiti.

Shenjtorët e tjerë janë një misioner francez në Madagaskar, një seminarist filipinas që e vranë në moshën 17-vjeçare, një murgeshë spanjolle e cila u përpoq për të drejtat e grave, një gjermane jo anëtare e klerit që njihet për përhapjen e krishtërimit, dhe një prift italian, që ja kushtoi jetën ndihmës për fëmijët gjatë revolucionit industrial.

Për shpalljen shenjtor nevojitet që Vatikani të provojë që një person të ketë bërë të paktën dy mrekulli në jetën e vet.
XS
SM
MD
LG