Lidhje

Papa Benedikt: T'u jepet fund luftimeve në Libi

  • Zëri Amerikës

Papa Benedikt: T'u jepet fund luftimeve në Libi

Papa Benedikt: T'u jepet fund luftimeve në Libi

Papa Benedikt kërkoi t’i jepet fund luftimeve në Libi dhe bëri thirrje për diplomaci dhe dialog gjatë mesazhit me rastin e Pashkëve përpara dhjetra mijë njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa u bëri thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, sidomos të rinjve, për të punuar në emër të së mirës së përbashkët. Ai e dha meshën në një altar të ngritur në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Gjatë meshës, Papa Benedikt lexoi mesazhin e tij tradicional Urbi e Orbi, bekimin për qytetin dhe për botën.

Mbrëmë vonë Papa mbajti një meshë me rastin e vigjiljes së Pashkëve për gjithë katolikët e botës.

XS
SM
MD
LG