Lidhje

Papa Benedikti bën thirrje për ndalimin e gjakderdhjes në Siri

  • Ilir Ikonomi

Papa Bendikti bëri thirrje sot për ndalimin e gjakderdhjes në Siri dhe një angazhim për vazhdimin e dialogut për të ndalur dhunën atje.

Në mesazhin e përvitshëm të Pashkëve, Papa i tha një grupi prej 100 mijë njerëzish të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit se veçanërisht në Siri, duhet të arrihet një angazhim i menjëhershëm në rrugën e dialogut, respektit dhe pajtimit.

Papa denoncoi gjithashtu aktin terrorist në Nigeri dhe u lut për paqe në Mali. Mbas meshës së të dielës, Papa tha bekimin e tij tradicional “Urbi e orbi” në 65 gjuhë të botës.

Vetëm pak orë përpara mbajtjes së meshës, Papa priti mbërritjen në mesnatë të Pashkëve në Kishën e Shën Pjetrit. Pashkët, festa që shënon atë që të krishterët besojnë se është ringjallja triumfale e Krishtit në ditën e tretë pas kryqëzimit të tij, është ngjarja më e rëndësishme në kalendarin e krishterë.

Pashkët Ortodokse do të festohen në 15 prill.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG