Lidhje

Papa Benedikti dënon dhunën e shkaktuar në emër të Zotit


Papa Benedikti dënon dhunën e shkaktuar në emër të Zotit
Papa Benedikti dënon dhunën e shkaktuar në emër të Zotit

Papa Benedikti dënoi dhunën e shkaktuar në emër të Zotit dhe bëri thirrje për liri fetare në vendet myslimane.

Komentet e Papës ishin pjesë e një dokumenti me 200 faqe me reflektimet e tij lidhur me një konferencë peshkopësh në Romë në vitin 2008.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për një dialog të vazhdueshëm mes të krishterëve dhe myslimanëve. Por ai thotë se një gjë e tillë duhet shoqëruar nga respektimi reciprok i së drejtës të të gjithë njerëzve të praktikojnë besimin e tyre, si privatisht edhe publikisht.

Komentet pasojnë sulmet e kohëve të fundit ndaj të krishterëve në Irak.

Në fillim të kësaj jave, një valë sulmesh ndaj lagjeve të krishtera në Bagdad shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve.

Më 31 tetor, një sulm i egër ekstremist ndaj një kishe katolike në kryeqytetin irakian shkaktoi vdekjen e 58 personave, përfshirë të paktën një prift.

XS
SM
MD
LG