Lidhje

Papa Benedikti dënon dhunën kundër të krishterëve


Papa Benedikti dënon dhunën kundër të krishterëve
Papa Benedikti dënon dhunën kundër të krishterëve

Papa Benedikti u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë të tregohen të fortë përballë dhunës dhe mungesës së tolerancës fetare.

Udhëheqësi i Kishës Katolike dënoi shtimin e akteve të dhunës kundër të krishterëve në Lindjen e Mesme. Papa i bëri komentet në lutjet e tij të përvitshme me rastin e Vitit të Ri sot në Kishën e Shën Pjetrit. Ai u bëri thirrje besimtarëve të mos bien në dëshpërim dhe pasivitet.

Ati i Shenjtë mbajti meshë vetëm disa orë pas sulmit vdekjeprurës në Egjipt. Vatikani ka shprehur shqetësim se dhuna në Lindjen e Mesme ka rezultuar në një eksod të të krishterëve nga kjo zonë.
Papa njoftoi se do të mirëpriste në tetor udhëheqës botërorë në qytetin italian Asisi për të diskutuar përpjekjet për arritjen e paqes.

XS
SM
MD
LG