Lidhje

Papa Benedikti dënon shpërthimet ditën e Krishtlindjeve në Nigeri

  • Zëri Amerikës

Papa Benedikti dënon shpërthimet ditën e Krishtlindjeve në Nigeri

Papa Benedikti dënon shpërthimet ditën e Krishtlindjeve në Nigeri

Papa Benedikti e dënoi si "absurde" serinë e shpërthimeve në Nigeri ditën e Krishtlindjeve, ku nga një bombë në një kishë katolike u vranë 35 veta.

Duke folur sot nga dritarja e tij mbi sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha se ai mësoi me trishtim të thellë për sulmet, dhe i ftoi njerëzit të luten për viktimat. Të paktën 39 vetë u vranë nga sulmet.

Sekti radikal mysliman Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për sulmet që me sa duket ishin të koordinuara. Ky është viti i dytë radhazi që organizata vë në shënjestër objekte e kultit në ditën e Krishtlindjeve.

XS
SM
MD
LG