Lidhje

Papa Benedikti, nesër në Kroaci


Papa Benedikti, nesër në Kroaci
Papa Benedikti, nesër në Kroaci

Papa Benedikti shkon nesër në Kroaci për një vizitë dyditore gjatë së cilës do të marrë pjesë në festime fetare dhe do të inkurajojë hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me presidentin kroat Ivo Josipoviç dhe kryeministren Jadranka Kosor, Papa do të marrë pjesë në një numër shërbesash fetare, përfshi Ditën Kombëtare të Familjeve Kroate Katolike dhe Meshën e së djelës në Zagreb.

Papa Benedikti i cili ka mbështetur për një kohë të gjatë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, do të përpiqet gjithashtu të ulë shqetësimet se vendi do të sakrifikojë pjesë të pavarësisë dhe identitetit fetar duke hynë në BE. Kroacia pritet të bëhet anëtar i bllokut në fillim të vitit 2013.

Papa do të shënojë vizitën e tij të parë në Kroaci që është 89 përqind katolike. Papa Gjon Pali vizitoi Kroacinë tre herë pas pavarësisë në vitin 1991, dhe Vatikani ishte një nga institucionet e para që njohu pavarësinë e Kroacisë.

XS
SM
MD
LG