Lidhje

Papa filloi ditën e parë me lutje dhe meshë


Françesku do të marri zyrtarisht postin e titullarit të Kishës të martën në një ceremoni ku do të jenë të pranishëm edhe delegacione të huaja.

Papa Françesku e filloi ditën e tij të parë si kreu i Kishës Katolike Romane me 1,2 miliardë anëtarë, me lutje dhe me një meshë me kardinalët që e zgjodhën atë.

Në fjalën që mbajti në Kapelën Sistine dje, Papa Françesku u bëri thirrje kardinalëve t’i përmbahen me besnikëri mësimeve të Kishës dhe të shmangin prirjet moderne. Ai tha se nëse Kisha humbet fokusimin në misoni e saj, ajo do të shndërtohet asgjë më tepër se sa një tjetër organizatë joqeveritare.

Papa fli thjeshtë dhe shkurt në italisht pa shënime.

Ai i ka dhënë tashmë tonin papatit të vet duke veshur roba të thjeshta dhe duke shmangur sende më luksoze të papatit. Më herët dje ai shkoi me një makinë të zakonshme të Vatikanit për t’u lutur në Kishën e Shën Mërisë. Ai më vonë u ndal një një hotel në Vatikan për të marrë sendet e tij personale dhe e pagoi faturën vetë.

Papa Françesku do të marri zyrtarisht postin e titullarit të Kishës Katolike Romane të martën, në një ceremoni ku do të marrin pjesë delegacione të huaja, përfshirë edhe delegacionin e Shteteve të Bashkuara, të kryesuar nga zv/presidenti Xho Baiden, i cili është katolik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG