Lidhje

Papa Françesku do të vizitojë Izraelin


Papa Françesku njoftoi se do të vizitojë Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Jordaninë në muajin maj, turneu i tij i parë në Tokën e Shenjtë, i cili vjen ndërkohë që SHBA kanë ndërmarrë një përpjekje të re për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve.

Papa Françesku u tha njerëzve të mbledhur sot në shi për bekimin e tij të së dielës se ai do të vizitojë Ammanin, Bethlehemin dhe Jeruzalemin nga data 24 deri më 26 maj.

Ky është i vetmi udhëtim që Papa ka konfirmuar deri tani për vitin 2014 dhe turneu i tij i dytë jashtë vendit, pas vizitës në Brazil vitin e kaluar me rastin e Ditës Botërore të Rinisë.

Njoftimi bëhet ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përfundoi tre ditë bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.
XS
SM
MD
LG