Lidhje

Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë


Papa Françesku njoftoi se do të bëjë një vizitë njëditëshe në Shqipëri në muajin shtator për të inkurajuar këtë vend, i cili, siç tha ai, ka "vuajtur gjatë" nga pasojat e ideologjive të kaluara. Papa iu referua në njoftimin e tij të sotëm dekadave të sundimit komunist nga një diktaturë që u përpoq t'i izolojë shqiptarët nga bota e jashtme.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Papës në një vend evropian. Papa Françesku u tha besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit se ai do ta përdorë vizitën e tij të 21 shtatorit edhe për të shprehur mbështetjen ndaj katolikëve në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se vizita e ardhshme e Papa Françeskut është një shpresë për vendin dhe se mes qeverisë së tij dhe Selisë së Shenjtë, ka nisur puna për përgatitjen e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG