Lidhje

Papa Françesku lutet për paqe në Ukrainë dhe Siri


Pope Francis gives the thumb up as he leads the Easter mass in Saint Peter's Square at the Vatican April 20, 2014. REUTERS/Tony Gentile (VATICAN - Tags: RELIGION TPX IMAGES OF THE DAY) - RTR3LYWF

Pope Francis gives the thumb up as he leads the Easter mass in Saint Peter's Square at the Vatican April 20, 2014. REUTERS/Tony Gentile (VATICAN - Tags: RELIGION TPX IMAGES OF THE DAY) - RTR3LYWF

Mesha e Pashkëve në shkallët e bazilikës së Shën Pjetrit në Romë

Papa Françesku u lut për paqe në Ukrainë dhe Siri ndërkohë që kremtonte meshën e Pashkëve në shkallët e bazilikës së Shën Pjetrit në Romë. Papa iu drejtua të gjithë atyre që janë përfshirë në konfliktin në Ukrainë me lutjen që të bëjnë gjithçka për të parandaluar dhunën. Ai u lut gjithashtu për paqen në Siri, e cila, tha ai duhet të ishte arritur prej kohësh. Papa bëri thirrje që t'i jepet fund akteve terroriste në Nigeri, dhunës në Irak, si dhe për sukses në negociatat e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Papa foli përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për kremtimin e përvitshëm të ringjalljes së Jezusit, një nga festat më të shënuara të kalendarit të krishterë.
XS
SM
MD
LG