Lidhje

Papa Françesku feston 80 vjetorin


Papa duke ngrënë mëngjes me personat e pastrehë
Papa duke ngrënë mëngjes me personat e pastrehë

Papa Françesku shënoi 80-vjetorin e tij me një meshë të veçantë sot, së bashku me kardinalët, të cilëve u rrëfeu se mendimi i moshës së vjetër ngjall frikë dhe kërkoi mbështetje nëpërmjet lutjeve të tyre.

Papa ftoi për mëngjes tetë të pastrehë, gjashtë gra dhe dy burra, të cilët i dhuruan luledielli përpara se të uleshin për të ngrënë ushqim argjentinas.

Papa Françesku do të kalojë pjesën tjetër të ditëlindjes me një axhendë normale takimesh dhe audiencash.

Megjithëse ai nuk ka dëshiruar më parë të festojë ditëlindjet, vendimi për të mbajtur këtë meshë të veçantë në faltoren Paoline, në Pallatin Apostolik, tregon se edhe Papa e konsideron 80-vjetorin një moment të rëndësishëm të jetës. Në të njëjtën faltore, Papa Françesku bëri lutjet e tij të para pasi u zgjodh në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG