Lidhje

Papa Françesku në Bolivi


Papa Françesku po e vazhdon turneun e tij në Amerikën Jugore, sot me një ndalesë në Bolivi, pasi i bëri thirrje besimtarëve t’u shtrijnë duart të varfërve dhe të ruajnë mjedisin për brezat e ardhshëm, në fjalimet që mbajti gjatë vizitës së mëparshme në Ekuador.

Papa i tha një grupi udhëheqësish biznesi dhe të fiseve indigjene në kryeqytetin Kuito, se “të mirat e planetit tonë i përkasin të gjithëve”.

Komentet e tij për mjedisin pasojnë thirrje muajin e kaluar ndaj udhëheqësve botërorë që të merren masa të menjëhershme për të ndalur ndryshimet klimatike, përfshirë varësinë si burim energjie tek lëndët djegëse fosile.

XS
SM
MD
LG