Lidhje

Papa Françesku miraton të drejtën e faljes së mëkatit të abortit


Sipas një letre apostolike të botuar sot, Papa Françesku u ka dhënë të gjithë priftërinjve katolikë autoritetin për të falur abortin.

Kjo masë e re u vendos fillimisht për një periudhë të kufizuar, por tashmë është zgjatur pa kufi.

Në letrën e tij apostolike shkruhet se “po u jap këtu të gjithë priftërinjve, bazuar në misionin e tyre, aftësinë të falin të gjithë personat që mund të kenë kryer mëkatin e abortit”.

E drejta për të falur abortin u ishte rezervuar më parë vetëm peshkopëve dhe priftërinjve të posaçëm që merrnin rrëfimet e besimtarëve.

Megjithatë, Papa Françesku thekson në letër se “aborti është një mëkat i rëndë, pasi ndërpret një jetë të pafajshme”. Ai gjithashtu shton se “nuk ka mëkat që nuk e fshin mëshira e Perëndisë, kur gjen një zemër të penduar që kërkon të ripajtohet me Atin.”

XS
SM
MD
LG