Lidhje

Papa Françesku, vizitë historike në Shqipëri


Papa Françesku dënoi ekstremizmin në mbarë botën që sipas fjalëve të tij po shtrembërojnë fenë për të justifikuar dhunën.

Me mbërritjen e tij në Tiranë sot, papa tha, “Askush nuk duhet ta konsiderojë veten të mbrojtur nga Zoti, ndërsa planifikon dhe kryen akte të dhunës dhe shtypjes”.

Kreu i kishës katolike vlerësoi Shqipërinë si “një shembull frymëzimi”, ku të krishterët dhe muslimanët duruan shtypjen brutale gjatë komunizmit dhe tani jetojnë dhe punojnë paqësisht së bashku.

Siguria ishte e lartë gjatë vizitës 11 orëshe të Papës në vendin me shumicë muslimane, e para vizitë në një vend evropian jashtë Italisë..

Udhëheqësi katolik dha një meshë në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë dhe u takua me presidentin shqiptar Bujar Nishani.

Portrete të mëdha të priftërinjve katolikë dhe murgeshave që janë persekutuar gjatë komunizmit ishin vendosur në Shehin Nënë Tereza.

Ringjallja e katolicizmit në Shqipëri është pjesërisht për shkak të popullaritetit të Nënë Terezës, e cila ka lindur në Maqedoni, por ishte me origjinë shqiptare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG