Lidhje

Papa të rinjve: Zgjohuni !


Në një meshë që dha sot përpara mijëra të rinjve katolikë në Korenë e Jugut, Papa Françesku u bëri thirrje atyre të zgjohen dhe të jenë vigjilentë.

Papa drejtoi ceremonitë me rastin e Ditës së Rinisë Aziatike në kështjellën Haemi, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Korenë e Jugut.

Po sot, ai u takua me 60 peshkopë nga e gjithë Azia. Papa u bëri thirrje peshkopëve që të dëgjojnë njerëzit e kulturave të ndryshme, por t'i mbeten besnikë identitetit të tyre katolik. Ai u bëri trysni vendeve si Kina dhe Koreja e Veriut që të nxitin një dialog të mirëfilltë me Vatikanin.

XS
SM
MD
LG