Lidhje

Papa Françesku audiencë me gazetarët


Në ditën e tij të tretë si titullar i Kishës Katolike Romane, Papa Françesku i zgjedhur rishtazh mbajti një takim me qindra gazetarët që kanë mbuluar zhvillimet e disa javëve të fundit në Vatikan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Al Pesin, na informon se papa foli më tepër se sa deklaratat e përgatitura rreth tipit të kishës që ai do të udhëheqë.

Papa hyri në auditorin e madh ku u prit me nderime të mëdha dhe duartrokitje të ngrohta nga korpusi i shtypit që zakonisht është skeptik. I ulur në skenë në një poltron të madh të bardhë, ai bëri deklaratat zyrtare lidhur me rëndësinë e medias dhe u bëri thirrje gazetarëve të përpiqen që ta njohin kishën më mirë, si “virtutet ashtu edhe mëkatet” e saj. Pastaj ai vazhdoi me një diskutim të lirë.

Më lejoni t’ju tregoj një histori, tha ai, dhe zbuloi diçka nga sekretet e konklavit që e zgjodhi atë të mërkurën.

Papa deshi të sqaronte se pse zgjodhi emrin Françesk. Ai tha se numërimi i votave tregoi se ai ishte shumë afër që të bëhej papë, miku i tij, kardinali Klaudio Hummes nga Brazili, e përqafoi dhe i tha që të mos harronte të varfërit. Ajo e bëri që të mendonte për Shën Françeskun e Asait, kampionin legjendar të të varfërve dhe prandaj ai zgjodhi atë emër.

Ai vazhdoi pastaj me komentin që u citua më sëshumti gjatë ditës. Papa Françesku tha se Shën Françesku “donte një kishë të varfër” dhe kjo është pikërisht ajo që do edhe ai vetë tani.

Një nga të pranishmit në audiencë ishte prifti hollandez, Roderick Vonhogen, një bllogist për rrjetin Star Quest të medias së Kishës.

“Mendoj se ai nuk kishte vetëm parasysh të varfërit financiarisht, por edhe ata me qendim, të përvuajturit, ashtu si të varfërit”.

Por At Vonhogen, i cili ka qënë prift për 17 vjet, thotë se Kisha Katolike ka nevojë më shumë për përvujtni. Ai tha se duhen vendosur marrëdhënie të reja mes besimtarët e Kishës dhe një strategji e ere për të trajtuar problemet organizative të Kishës dhe veçanërisht skandalin e abuzimit seksual.

“Skandali nuk ka të bëjë vetëm me abuzimin e njerëzve, por skandali më i madh është përpjekja për të ruajtur imazhin e një kishte të shenjtë, kur dihet mjaft mirë se në çfarë kaosi është ajo. Nëse ekziston rreziku se dikush mund të kryejë krime edhe më tej, ai person nuk duhet të ketë vend në kishë, nuk mund të jetë në kishë. Ne duhet të sigurojmë se kisha është e sigurt”.

Papa Françesku nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë për skandalet e Kishës, por shumë besimtarë shpresojnë se si do ta trajtojë hapër këtë problem dhe shumë shpejt.
XS
SM
MD
LG