Lidhje

Papa në rajonin e Kalabrisë


Papa Françesku bëri një vizitë në vendin e një prej rrjeteve më të fuqishme mafioze të Italisë të shtunën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund vuajtjes së fëmijëve nga krimi i organizuar.
Gjatë udhëtimit të tij një ditor në rajonin e Kalabrisë, papa u takua me të afërmit e një djali tre vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri dhe u vra në janar gjatë atij që dukej një sulm nga mafia për një shumë parash. Kalabria është baza kryesore e rrjetit të trafikimit të drogës ‘Ndrangheta.
Djali, Nicola Campolongo u vra së bashku me gjyshin e tij dhe shoqëruesen e gjyshit.
Papa Françesku shkoi në një burg të shtunën në qytetin e Kastrovilari për t’u takuar me babain e djalit, i cili gjendet i burgosur atje. Të dy prindërit e djalit ishin të burgosur për krime në lidhje me drogën në kohën e vrasjes së tij. Raportohet se mamaja e tij tani është nën arrest shtëpiak.
Papa përshëndeti gjithashtu 200 të burgosur të tjerë që mbahen në burg. Agjencia franceze e lajmeve AFP thotë se shumë prej të burgosurve që u takuan me papën janë në burg për krime të lidhura me mafian.
Fushata e papës kundër krimit të organizuar ka bërë paralajmërime se ai mund të vihet nën shënjestrën e mafias.
XS
SM
MD
LG