Lidhje

Papa në Kroaci, përsërit mbështetjen për anëtarësimin e Zagrebit në BE

  • Zëri Amerikës

Papa në Kroaci, përsërit mbështetjen për anëtarësimin e Zagrebit në BE

Papa në Kroaci, përsërit mbështetjen për anëtarësimin e Zagrebit në BE

Papa Benedikt arriti në Kroaci për një vizitë dyditëshe, duke përsëritur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Zagrebit në Bashkimin Evropian.

Papa u tha gazetarëve se anëtarësërimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian është “logjik, i drejtë dhe i nevojshëm”.

Por ai pranoi se ekziston një farë frike për pranimin e saj në BE, gjë që ai e quajti të kuptueshme.

Ai tha se një frikë e tillë vjen për shkak të një burokracie “tepër të centralizuar” dhe të një kulture “racionaliste”.

Papa i bëri thirrje Kroacisë të punojë kundër kësaj frike dhe të risjellë në Bashkimin Evropian pasurinë e kluturave të larmishme që përfaqëson krishtërimi.

Papa Benedikti u prit në aeroportin e Zagrebit nga presidenti kroat Ivo Josipoviç, i cili tha se pikërisht për shkak të rrënjëve të krishtera të popullit kroat, ai është i bindur se shumica e qytetarëve të vendit të tij do ta mbështesin anëtarësimin.

Kroacia pritet të jetë tani vendi i parë në radhë për të hyrë në bllokun prej 27 anëtarësh ndoshta në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG