Lidhje

Papa Benedikti largohet nga Vatikani


Ati i Shenjtë u zotua të nderojë dhe mbështesë pa kushte pasardhësin e tij

Papa Benedikti u zotua të nderojë dhe mbështesë pa kushte pasardhësin e tij, para se të largohej nga Vatikani të enjten, si udhëheqësi i parë i Kishës Katolike në 600 vjet që jep dorëheqjen.

Papa shkoi më pas me helikopter në Castel Gandolfo, në rezidencën papale në jug të Romës, disa orë para se papati i tij 8 vjeçar të përfundonte në orën 20, sipas kohës lokale.

Para largimit udhëheqësi shpirtëror 85 vjeçar i Kishës Katolike u takua privatisht në Vatikan me kardinalët për t’u dhënë atyre lamtumirën. Ai u bëri thirrje të bashkohen, duke thënë se “mes jush gjendet papa i ardhshëm”.

Kardinalët pritet të fillojnë tani procesin për zgjedhjen e papës së ri. Më pas Papa Benedikt doli për pak kohë në ballkonin e residencës verore, bekoi mijëra dashamirës që kishin dalë për ta pritur dhe e quajti veten një pelegrin që sës shpejti do të fillojë peligrinazhin e fundit në Tokë.

Në mesazhin e fundit zyrtar në Twiter, udhëheqësi shpirtëror i një miliardë besimtarëve katolikë të botës falenderoi pasuesit e tij për “dashurinë dhe mbështetjen” që i kishin dhënë.

Në ditët e ardhshme, kardinalët nën moshën 80 vjeçare, do të mblidhen në Vatikan për ceremoninë tradicionale për të zgjedhur papën e ri.
XS
SM
MD
LG