Lidhje

Papa Françesku thirrje demonstruesve


Papa Françesku u bëri thirrje demonstruesve, të cilët protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike, që të përdorin dialogun dhe jo dhunën për të zgjidhur kërkesat e tyre.

Duke iu drejtuar një grupi protestuesish, që ishin mes pelegrinëve të mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit, Papa u kërkoi atyre që të refuzojnë "tundimin për konflikt dhe dhunë" dhe të ndjekin "rrugën e dialogut."

Papa Françesku gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve, nga organizatat bamirëse e deri te autoritetet italiane, "për të bërë çdo gjë të mundshme në mënyrë që çdo familje të mund të ketë një strehë" gjatë Krishtlindjeve.

Protestat, të cilat synojnë të tërheqin vëmendjen e autoriteteve italiane lidhur me dhimbjen që u ka sjellë njerëzve të zakonshëm kriza ekonomike, po zhvillohen në të gjithë vendin prej dy javësh. Disa prej tyre janë ndërruan në dhunë.
XS
SM
MD
LG