Lidhje

Parolin Sekretar Shteti i Vatikanit


Papa Françesku ka emëruar një diplomat të lartë të Vatikanit si Sekretarin e ri të Shtetit, një rol që shpesh quhet edhe zëvendës Papa.

Vatikani tha sot se arqipeshkvi Pietro Parolin, ish-zëvendës ministër i jashtëm në Vatikan, do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit më 15 tetor. 58 vjeçari Parolin shërben aktualisht si i dërguari i Vatikanit në Venezuela.

Ky emërim i jep fund mandatit të kardinalit Tarcisio Bertone, që është konsideruar gjerësisht përgjegjës se nuk kishte parandaluar skandalet etike dhe financiare që u shfaqën gjatë periudhës tetë vjeçare të ish-papës Benedikt.

Emërimi i sekretarit të ri të shtetit është më i rëndësishmi që ka bërë Papa që kur u zgjodh në Mars.
XS
SM
MD
LG