Lidhje

Papa vazhdon vizitën në Kubë


Papa Benedikti po vazhdon vizitën e tij në Kubë, duke bërë homazhe në objektin e shenjtë të Santiagos “El Cobre”, me rastin e 400 vjetorit të zbulimit të tij nga tre peshkatarë. Papa i tha të pranishmëve se po lutej për njerëzit në nevojë, të cilët vuajnë dhe nuk janë të lirë.

Statuja prej druri me përmasat e një kukulle është një objekt i shenjtë për kubanët dhe Kishën Katolike Romane, anëtare e së cilës është edhe Kuba. Pas vizitës në këtë objekt, Papa do të shkojë me avion në Havanë, për t’u takuar me presidentin Raul Castro dhe ndoshta edhe me të vëllain e tij, ish presidentin Fidel Castro.

Nuk është e qartë në se Papa do të takojë edhe presidentin e Venezuelës Hugo Chavez, i cili ndodhet në Kubë për një seancë tjetër trajtimi me rreze të kancerit.

Papa nuk pritet të takohet me përfaqësues të opozitës kubane, përfshirë ata të grupit “Gratë me të Bardha”, që janë një grup bashkëshortesh dhe nënash të 75 disidentëve që mbahen në burg që nga viti 2003, kur qeveria kubane ndërmori masa shtypëse ndaj opozitës.

XS
SM
MD
LG