Lidhje

Papa Benedikt, fjalimin e lamtumirës më 27 shkurt


Papa Benedikti tha sot se ai po jep dorëheqjen “për të mirën e kishës”.
Përpara mijëra njerëzve në Vatikan në paraqitjen e tij të parë publike që nga deklarimi i dorëheqjes së tij, ai falenderoi katolikët për mbështetjen e tyre.

“Kam ndjerë, thuajse fizikisht gjatë këyre ditëve jo të lehta, fuqinë e dashurisë tuaj dhe lutjeve për mua. Vazhdoni të luteni për mua, për kishën dhe Papën e ardhshëm dhe Zoti na drejtoftë”.

Papa 85 vjeçar njoftoi të hënën se ai do të tërhiqet më 28 shkurt pasi mosha madhore ia bën të vështirë përballimin e detyrës. Ai publikisht do të japë lamtumirën për katolikët më 27 shkurt.

Sot, në atë që mund të jeta mesha e fundit e tij, Papa do të kryesojë shërbimin kishtar të së Mërkurës së Zezë në Bazilikatën e Shën Pjetrit, duke shenjuar nisjen e Kreshmës.

Zyrtarët e Vatikanit thonë se pasardhësi i Papës pritet të përcaktohet përpara pashkëve, dhe Papa Benedicti nuk do të luajë rol në zgjedhjen e tij.

Të martën, Vatikani njoftoi publikisht për herë të parë se Papa, i njohur më parë si kardinali Joseph Ratzinger, ka një stimulues kardiak.

Shëndeti i Papa Benedictit është dobësuar dukshëm gjatë 8 viteve si Ati i Shenjtë i Kishës katolike - një prej mandateve më të shkurtra drejtuese në historinë e Papatit.

XS
SM
MD
LG