Lidhje

Papandreu, Greqia ka "potencial të madh" dhe mund të dalë nga kriza


Papandreu, Greqia ka "potencial të madh" dhe mund të dalë nga kriza
Papandreu, Greqia ka "potencial të madh" dhe mund të dalë nga kriza

Kryeministri Papandreu tha në forumin e Federatës së Industrisë Gjermane se Greqia e zhytur në borxhe ka "një potencial të madh" dhe mund të dalë nga kriza e rëndë ekonomike.

"Mbi të gjitha, Greqia ka potencial të madh, ne nuk jemi vend i varfër, ne ishim një vend i menaxhuar keq. Pra, përparësitë tona janë një qeverisje transparente dhe e përgjegjshme".

Kryeministri grek paraqiti përpjekjet e vendit të tij për të zbatuar reformat e neglizhuara për një kohë të gjatë pas krizës së borxheve. Ai theksoi se "qeveria greke po merr borxh për të ripaguar borxhet e mëparshme".

Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë po i bëjnë presion Athinës të zbatojë plotësisht masa të ashpra ekonomike.

Përballë këtij presioni, qeveria e Athinës njoftoi kohët e fundit një sërë masash të ashpra ekonomike për të siguruar këstin e ardhshëm të paketën së ndihmave, tek e cila Greqia është varur që prej vitit të kaluar.

Studentë dhe aktivistë grekë u mblodhën përjashta godinës ku zhvillohej forumi gjerman për të protestuar kundër mënyrës se si është trajtuar kriza e Euros dhe masat ekonomike në Greqi.

"Masat e ashpra ekonomike janë thjeshtë një mënyrë për të shtypur popullin, për ta çuar atë drejt varfërisë dhe për të hapur rrugën për industrinë gjermane dhe industri të tjera evropiane që të plaçkisin shtetin grek. Gjithashtu ato janë një mënyrë për të shpëtuar bankat por jo për ta nxjerrë popullin grek nga kriza".

Pa këto fonde, Greqia përballet me mundësinë e mospagimit të borxheve që muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG