Lidhje

Papandreu: Nuk do të jap dorëheqje, do të anuloj referendumin

  • Zëri Amerikës

Papandreu: Nuk do të jap dorëheqje, do të anuloj referendumin

Papandreu: Nuk do të jap dorëheqje, do të anuloj referendumin

Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha se nuk do të japë dorëheqjen dhe se do t’i anulojë planet për organizimin e një referendumi për paketën e ndihmave të Bashkimit Evropian.

Zoti Papandreu i bëri këto komente gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë, pasi opozita tha se do ta mbështeste marrëveshjen për ndihmat evropiane. Kryeministri kishte thënë se në se opozita e mbështeste paketën e ndihmave, atëhere nuk do të kishte nevojë për një referendum.

Plani për organizimin e referendumit kishte ngjallur debate të shumta pasi paketa e huave përfshinte edhe shkurtime të shumta buxhetore që janë pritur me pakënaqi të mëdha.

Udhëheqësit evropianë e kishin paralajmëruar Greqinë se në se nuk respektonte kushtet e paketës së ndihmave, ajo nuk do të merte fonde të tjera nga Bashkimi Evropian.

Zoti Papandreu bëri thirrje për referendum dhe për një votë-besimi në parlament, për të qetësuar kundërshtimet ndaj masave shtrënguese ekonomike. Ai zhvilloi një mbledhje urgjente të qeverisë, ndërsa ligjvenësit e partisë së tij socialiste paralajmëruan se nuk do ta mbështesnin qeverinë për referendumin.

XS
SM
MD
LG