Lidhje

Papandreu u përpoq që nga 2009 ta shpëtonte vendin nga falimentimi

  • Zëri Amerikës

Papandreu u përpoq që nga 2009 ta shpëtonte vendin nga falimentimi

Papandreu u përpoq që nga 2009 ta shpëtonte vendin nga falimentimi

Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu mori pushtetin në vitin 2009 me premtimin se do të krijonte vende të reja pune, do të ndihmonte të varfërit dhe do të nxiste rritjen ekonomike të vendit. Në fakt, ai e gjeti veten në përpjekje të vazhdueshme për të shmangur falimentimin e vendit dhe sëbashku me të rënien e gjithë ekonomisë botërore.

Gjyshi i zotit Papandreu, Jorgo, dhe i ati Andreas, kanë qënë gjithashtu kryeministra të Greqisë, të cilët kontribuan për t’i dhënë formë historisë bashkëkohore të Greqisë.

Kryeministri i tanishëm u lind në vitin 1952 në qytetin mesperëndimor amerikan, St. Paul të Minesotës. Andreas Papandreu kishte ikur nga Greqia për t’i shpëtuar diktaturës së djathtë greke të fundit të viteve 30-të.

Jorgo Papandreu studioi në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe në Suedi para se të kthehej në Greqi me rivendosjen e demokracisë në vitin 1974. Ai ndoqi traditën e familjes dhe iu bashkua Partisë Socialiste, duke fituar së pari një vend në parlament dhe më pas disa poste qeveritare, përfshirë edhe ata të ministrit të jashtëm dhe udhëheqësit të partisë.

Zoti Papandreu u bë kryeministër, kur socialistët fituan në vitin 2009 zgjedhjet parlamentare. Ai u trondit kur mësoi se qeveria e mëparëshme konservatore e kishte nënvleftësuar sëtepërmi dificitin buxhetor të vendit, një problem të konservatorët thanë se kishte filluar në administratat e mëparëshme socialiste.

Përpjekjet e zotit Papandreu për të ulur deficitin buxhetor nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve dhe reformave ekonomike dështuan, duke e detyruar atë t’i drejtohej për ndihmë Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG