Lidhje

Paparacët në Hollivud


Fotografët e njerëzve të famshëm, të quajtur paparacë, zakonisht qëndrojnë duke pritur jashtë shtëpive të njerëzve të famshëm, i ndjekin kur ata hanë drekë, dhe nganjëherë edhe luftojnë me njëri-tjetrin ndërsa konkurrojnë për të bërë fotografi të artistëve. Materiali në vazhdim na njeh me një ditë nga jeta e një paparaci prapa lenteve të aparatit fotografik.

Miliona njerëz në botë nuk ngopen me foto dhe thashëtheme rreth njerëzve të famshëm.

“Është si një pushim i mirë nga gjithçka. Historitë mund të jenë shumë të habitshme nganjëherë. Por ata janë të këndshme, pak ndryshe, dhe një pushim i vogël nga dita e përditshme.”

“Ata kanë qejf t’i shohin fotot, por nuk pëlqejnë ta dinë se çfarë mënyrash nevojiten për t’i marrë ato.”

Kjo kërkese e pangopur për thashëtheme rreth njerëzve të famshëm inkurajon “London Entertainment Group,” thotë Giles Harrison, themeluesi i agjencisë së fotove në Los Anxhelos.

Shihja njerëz të famshëm tërë kohën, por nuk ma merrte mendja se mund të fitoja para duke shkrepur fotot e tyre. Por tani që e di, e bëj.”

Është e shtunë, mëngjes dhe zoti Harrison është në kërkim të një njeriu të famshëm, si Britney Spears.

Ai dhe ekipi i tij duhet të qëndrojnë vigjilentë për të njohur një njeri të famshëm.

Ai thotë se kjo është një mënyrë për të ndjekur ëndrrën e tij – gazetarinë – dhe për t’i shtuar pak argëtim jetës së tij.

“Kam qëndruar varur jashtë helikopterëve ose avionëve. Kam bërë shumë gjëra të çmendura për të shkrepur një fotografi.”

Giles nuk ngurron të shprehet. Ai preferon të ngasë makinën përreth në qytet, në kërkim të njerëzve të famshëm, në vend që të rrijë jashtë shtëpive të tyre. Aktorët si David Faustino nuk e pëlqejnë atë gjë.

“Paparacët janë një e keqe e domosdoshme. Më është dashur të merrem me ta që kur unë isha një fëmijë kur isha pjesë e serialit Married with Children. Por nga ana tjetër, nuk do të doja të më ndiqnin siç ndjekin, për shembull, Justin Bieber. Por kështu janë gjërat. Ne jemi në Hollivud.”

Konkurrenca mes paparacëve të Los Anxhelosit është e ashpër, por pas 20 vjetësh në këtë fushë, Giles ka edhe miq. Me ndihmën e disa nga kolegëve të tij, ai më në fund gjeti njeriun e tij të famshëm të ditës...supermodelen braziliane Alessandra Ambrosio, bashkë me fëmijët e saj.

“Prindërit nuk mund të përzgjedhin nga kjo jetë. Kur ke njerëz si familja Kardashian që i shesin të drejtën revistave për foto me fëmijët, ajo mundësi hapet dhe nuk ka kthim mbrapsht.”

Varet nga njeriu i famshëm, por paparacët mund të fitojnë disa dollarë dhe nganjëherë edhe mijëra, për një foto. Për Giles, kjo është pjesë e punës së tij të përditshme.
XS
SM
MD
LG