Lidhje

Protesta kundër papunësisë në Tiranë


Një grup qytetarësh dhe veprimtarë të shoqërisë civile organizuan sot në Tiranë një protestë kundër papunësisë dhe varfërisë, që po shtyn dhjetëra shqiptarë të largohen nga vendi. Organizatorët e Nismës Thurrja pohuan se kjo është një tjetër mundësi që qytetarët të shprehen për vështirësitë e jetës së tyre.

Protesta vazhdoi disa orë, ndërsa qytetarët lanë në mur dhjetëra shënime, ku kërkonin punë dhe ndihmë për të përballuar problemet e shumta jetës së tyre. Zyrtarisht papunësia në Shqipëri është 20 për qind, por studime të pavarura tregojnë se papunësia e vërtetë është mbi 35 për qind.

Një numër i madh të rinjsh nga zonat më të varfëra po ndërmarrin këto ditë udhëtime të dëshpëruara drejt vendeve të Bashkimit Europian për të këkruar punë dhe mbijetesë. Diplomatë europianë deklaruan se ata nuk janë të mirëpritur dhe do të kthehen në Shqipëri.

Sheshi i Partizanit të Panjohur njihet prej vitesh në Tiranë si sheshi i të papunëve. Aty rrinë gjithë ditën dhjetëra punëtorë, që kërkojnë punë me vegla në duar, dhe presin që dikush t'i marrë rastësisht për një punë ditore në të zezë.

XS
SM
MD
LG