Lidhje

11.8% papunësi në Eurozonë


Papunësia në vendet e Eurozonës arriti një nivel rekord prej 11.8 për qind. Shifrat e papunësisë të bëra publike sot nga Bashkimi Evropian tregojnë se papunësia për nëntorin u rrit me 0.1 për qind më shumë se në tetor.

Sipas raportit, numri i të papunëve në vendet që përdorin Euron arriti në thuajse 19 milionë, 113 mijë më shumë se sa muajin e mëparshëm. Përqindja 11.8 për qind e papunësisë është më e larta që kur u krijua Eurozona në vitin 1999.

Raporti analizonte edhe shifrat vjetore, sipas së cilave në nëntor 2012 kishte 2 milionë më shumë të papunë sesa në nëntor 2011.

Greqia dhe Spanja mbeten vendet me papunësi më të lartë në rajon.

XS
SM
MD
LG